Ancelotti: Milanin e dua në finale
16 mars 2023
| 10:50
Carlo Ancelotti me Real Madridin është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti në të dyja ndeshjet Liverpoolin me rezultat të përgjithshëm 6-2.
Trajneri italian pas këtij suksesi ka thënë se dëshiron që në finale të kësaj gare të takohet me skuadrën e Milanit, të cilën e kishte drejtuar në të kaluarën dhe është i lidhur emocionalisht.
“Zhvilluam ndeshjen që dëshironim. Liverpooli është një klub zotërinjsh dhe ky kualifikim merr me shumë vlera. Kë dëshiroj në çerekfinale? Nuk e di, di vetëm të them që Milanin e dua në finale, jo tani”, ka thënë Ancelotti.
/Epoka e re/



