Klauzola surprizë që Nagelsmann ka në kontratën e tij

27 mars 2023 | 12:19

Julian Nagelsmann është bërë një nga trajnerët e lirë më interesantë në tregun e trajnerëve pasi u shkarkua nga Bayern Munchen.

Gjermani ka filluar të tingëllojë fuqishëm për disa skuadra të rëndësishme në Evropë si Real Madrid dhe Tottenham Hotspur, por ka një klauzolë sekrete që e komplikon ardhjen e tij në çdo stol këtë sezon. Siç raporton gazeta “Bild”, Bayerni ra dakord me trajnerin gjerman që, nëse ai dëshiron të marrë të drejtojë skuadër tjetër, klubi i ri duhet të paguajë një shifër të konsiderueshme ekonomike.

“Real Madrid ose Tottenham do të duhet të paguajnë Bayern Munchen nëse nënshkruajnë me Nagelsmann”, shkruan gazeta gjermane.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në…