Lirohet për qarkullim rruga që u bllokua për shkak të “Vidovdanit”
28 qershor 2023
| 14:51
Rruga në Graçanicë e cila ishte e bllokuar gjatë ditës për shkak të kremtimeve lidhur me festën e “Vidovdanit”, është liruar për qarkullim.
Lajmi e ka bërë dije, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Po është liruar rruga për qarkullim”, ka thënë Kelani shkurtimisht për “Tëvë1”.



