Temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë: Mos i ekspozoni fëmijët në diell

19 korrik 2023 | 12:11

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka apeluar që gjatë ditëve të nxehta që po mbretërojnë në vendin tonë, kujdesi ndaj fëmijëve të jetë i madh dhe që ata të mos ekspozohen në diell.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

⚠️ KUJDESI NDAJ FËMIJËVE PËRGJATË TEMPERATURAVE TË LARTA ?
? Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;
? Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;
? Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;
? U jepni ujë rregullisht;
? Pastroni rregullisht.
⚠️ Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det ?
? Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;
?? Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;
? Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;
? Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit ?♀️?♂️, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.
——————

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se punimet në…