Pas vrasjeve në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle më të rrepta për armët pa leje dhe më shumë polici në shkolla

12 tetor 2026 | 16:24

Pas vrasjeve të fundit në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka kërkuar shtimin e kontrolleve policore për armëmbajtjen pa leje dhe rritjen e pranisë së policisë në shkolla.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hyseni ka bërë me dije se këto kërkesa i ka paraqitur në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli.

Sipas Hysenit, gjatë takimit, përfaqësuesit e institucioneve janë informuar për detajet e rasteve të fundit tragjike nga drejtori rajonal i Policisë dhe komandanti i stacionit policor.

Ai ka thënë se Komuna e Gjilanit ka ofruar bashkëpunim të plotë me organet e rendit, ndërsa përfaqësuesit institucionalë janë zotuar për angazhim më të madh me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të tilla.

“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor dhe do të punojmë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit”, ka shkruar Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në margjina të Warsaw Security Forum 2026, ministri i Mbrojtjes,…