Haxhiu thotë se brenda këtij viti planifikojnë ta procedojnë Kodin Civil në Kuvend

23 gusht 2023 | 13:11

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se gjatë këtij viti pritet që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të shkojë për votim Kodi Civil dhe ai i Procedurës Civile.

Sa i përket vonesave për t’u votuar këto kode, Haxhiu ka thënë se  kanë ndodhur pasi po punohet me deputet që janë kundër.

Sipas saj, ata janë duke diskutuar edhe me deputetët e mazhorancës, por edhe të opozitës që kur ky ligj të shkojë për votim në Kuvend të mos dështojë.

“Sot u votua edhe dokumenti i Kodit të Procedurës Civile. Planifikojmë që brenda këtij viti të procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Ne jemi duke punuar me deputetët që Kodi të mos dështojë kur të shkoj në Kuvend”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha këtë të mërkurën në…