Nora Gjakova kualifikohet në finale

16 shkurt 2024 | 12:18

Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova po shkëlqen në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Nora është kualifikuar në finale në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi ka fituar katër betejat.

Gjakova në gjysmëfinale e mundi holandezen, Julie Beurskens, kurse në finale, do të përballet me kanadezen, Christa Deguchi.

Nesër dhe pasnesër do të garojnë Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, në urimin e tij për 16-vjetorin…