Florian Marku rikthehet sonte në ring, përballet me Chris Kongon

31 mars 2024 | 11:02

Florian Marku do të rikthehet sonte në ring. Kudnërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë tejet interesant ky meç.

Ky meç pritet që të fillojë rreth orës 21:30, teksa do të zhvillohet në “O2 Arena” në Londër.

Meçi i takon kategorisë së peshave të lehta dhe do të zgjasë 10 raunde.

“Mirëmëngjesi botë, sot është dita ime”, ka shkruar Marku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sezoni mbresëlënës që Edon Zhegrova po e kalon me Lille,…