Gjyqtari Smith e përmendi më 16 shtator në Hagë, Avokati Hodaj: Shukri Buja e ka të konfirmuar me shkrim se s’do të hetohet më
12 tetor 2026
| 21:51
Avokati Taulant Hodaj, i ftuar në Pressing në T7, duke folur për Gjykatën Speciale, tha se ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, i ka dy konfirmime me shkrim që “Prokuoria Speciale i ka përfundu hetimet ndaj tij”.
“Pas përpjekjeve të vazhdueshme në fund, besoj që është i pari që e ka me shkrim që Prokuroria Speciale thotë që i ka përfundu hetimet, janë mbyllur dhe nuk ka gjetur asgjë…”, tha Hodaj në Pressing.
“E kemi kërkuar me shkrim”, shtoi ai.
“Që nuk do të jetë pjesë e aktakuzës…Dy konfirmime që hetimet janë mbyllur dhe nuk do të ketë hetime shtesë në juridiksionin e Gjykatës Speciale”, tha Hodaj.
Video:



