Rangnick refuzon ofertën e Bayernit

02 maj 2024 | 12:48

Bayern Munchen është refuzuar nga Ralf Rangnick, raporton të enjten shtypi austriak.

I njëjti lajm është konfirmuar dhe nga Federata Austriake e Futbollit, e cila bën me dije se Rangnick dëshiron që të vazhdojë punën në krye të kombëtares së Austrisë, derisa kontrata e tij është deri në fund të Kupës së Botës me Austrinë.

“Ralf qëndron! Kemi shumë plane për të bërë së bashku”, publikoi federata austriake në kanalet zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë…