Djali i Jakup Krasniqit njëri ndër më të votuarit në Drenas, vetëm në dy qendra të votimit ka marr 897 vota

13 shkurt 2025 | 15:31

Dje pasdite në Drenas ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Deri pas mesnatës, në qendrën e numërimit janë përpunuar votat e dy vendvotimeve më të mëdha në Drenas, të shkollës “Rasim Kiçina” dhe “Halil Bajraktari”.

Sipas rezultateve, ndër më të votuarit po del të jetë Altin Krasniqi, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ai vetëm në këto dy qendra të votimit ka arritur të marr 897 vota.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dje pasdite në Drenas ka nisur numërimi i votave për…