Përfundojnë punimet për renovimin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë

24 shkurt 2025 | 08:50

Kanë kaluar dy vite që nga djegia e Muzeut të Muzikës në Gjakovë, dhe tashmë punimet për renovimin e këtij muzeu kanë përfunduar, por pavarësisht që punimet kanë përfunduar ky muze nuk është ende gati për tu hapur.

Punimet për restaurimin e Muzeut të Muzikës, që ndryshe njihet edhe si Tabhane, kishin nisur në muajin gusht të vitit 2024, dhe punimet kanë pëfunduar në afatin 10 mujor i cili ishte parashikuar.

Por, pavarësisht prej renovimit të tërësishëm të këtij objekti me rëndësi të madhe kulturore, artefaktet që i takojnë këtij muzeu ende nuk janë rikthyer.

Theksojmë që punimet e këtij Muzeu kanë kapur vlerën e rreth 382 mijë eurove, dhe përmes këtyre punimeve që janë kryer në këtë objekt është synuar të rikthehen vlerat kulturore dhe historike të këtij objekti të rëndësishëm. 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton qytetarët e Fushë Kosovës…