Fillon vendosja e numrave të objekteve në Gjilan

07 mars 2025 | 10:49

Komuna e Gjilanit, ka nisur me vendosjen e numrave të objekteve.

Në fillimin e nisjes së këtij projekti ishte edhe kryetari Alban Hyseni, ku numri u vë edhe në objektin e komunës.

“Filloi implementimi i projektit për vendosjen e numrave të objekteve dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare”, tha kryetari Hyseni.

Më tej ati tregoi ka filluar instalimi i 33 mijë e 250 numrave të objekteve në Komunën e Gjilanit.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave zyrtare dhe unike, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më të mirëfilltë urban të komunës tonë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, shtoi se ndërlidhja me adresë zyrtare mund të bëhet në zyrën qendrore të gjendjes civile të Komunës së Gjilanit ose edhe përmes E-Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Prishtinës. Ai është…