Dhunë sistematike në familje: gruaja largohet nga Kosova dhe denoncon bashkëshortin përmes aplikacionit të Policisë

26 prill 2025 | 12:59

Një rast i dhunës në familje në Vushtrri është lajmëruar në Policinë e Kosovës përmes aplikacionit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti është lajmëruar të premten, më 25 prill.

“Vushtrri 16.04.2025 – NN. Më 25.04.2025 ankuesja femër kosovare që jeton jashtë vendit, përmes aplikacionit ka njoftuar policinë se sistematikisht ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Sipas ankueses e njëjta për shkak të dhunës është larguar nga Kosova për të jetuar jashtë vendit.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dhe inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qytete të ndryshme të Serbisë po kthehen kundër presidentit, Aleksandër…