Zhvarrosen për t’u rivarrosur dëshmorët e kombit Bekim Mavraj dhe Ibish Mavraj
26 maj 2025
| 15:08
Në lagjen Mavraj të Staradranit të komunës së Istogut është bërë zhvarrimi i dëshmorëve Bekim Mavraj dhe Ibish Mavraj për t’u rivarrosur në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Vrellë. Në këtë zhvarrim kanë marrë pjesë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së së komunës së Istogut, njësitet policore dhe FSK-ja, si dhe ekipet mjekoligjore të Kosovës.




