Thomas Frank, trajner i ri i Tottenhamit

13 qershor 2025 | 12:30

Thomas Frank është trajneri i ri i Tottenham Hotspur. Spurs kanë gjetur marrëveshjen me teknikun e njohur dhe palët do të bashkëpunojnë deri në vitin 2028.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë emërimin e Thomas Frank si trajneri me një kontratë që zgjat deri në vitin 2028”, ka njoftuar klubi. 51-vjeçari danez ka drejtuar Brentfordin së fundmi. Ai numëron 317 ndeshje në krye të kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.51 pikë për ndeshje.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është shumë…