Ederson ‘pengon’ transferimin e Donnarummas në City

26 gusht 2025 | 11:07

Gigio Donnarumma po i afrohet gjithnjë e më shumë një transferimi në Premier Ligë, te Manchester City.

Pas largimit nga Paris Saint-Germain, vetëm pak ditë para finales së Superkupës, kapiteni i kombëtares italiane është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Sipas mediave britanike, PSG-ja ka vendosur të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh të kampionëve të Anglisë, pavarësisht se fillimisht kishte kërkuar rreth 50 milionë euro për kartonin e portierit.

Klubi francez ka interes të mbyllë marrëveshjen brenda afatit të merkatos, për të shmangur mbajtjen e tij në skuadër deri në janar, duke marrë parasysh pagën e lartë të gardianit të kaltër.

Në të njëjtën kohë, Donnarumma ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me skuadrën e Pep Guardiolës dhe është gati të fillojë aventurën e re në Angli.

Megjithatë, përpara finalizimit të operacionit, City duhet të sistemojë situatën e Edersonit. Portieri brazilian është në listën e dëshirave të Galatasarayt, por palët ende nuk kanë gjetur akordin përfundimtar, edhe pse bisedimet po ecin me ritme të shpejta.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot është hapur njëra prej dy urave që qeveria në…