Përurohet çerdhja e re në Shipol të Mitrovicës

30 shtator 2025 | 12:05

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka përuruar çerdhen e re në Shipol të kësaj komune.

Me këtë rast, Hamza, ka thënë se ky “ndërtimi i kësaj çerdhe është një premtim tjetër i përmbushur dhe një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët dhe familjet e reja në Shipol”.

“Edhe çerdhja në Shipol u hap.Ky projekt i shumëpritur nga prindërit dhe banorët e kësaj lagjeje, sot u bë realitet. Ndërtimi i kësaj çerdhe është një premtim tjetër i përmbushur dhe një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët dhe familjet e reja në Shipol. Mitrovica do të vazhdojë të jetë në duar të sigurta!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dëshmitari Jock Covey ka deklaruar të martën në Hagë se…