Radoniqi: Nesër nis numërimi i votave të kandidatëve

28 dhjetor 2025 | 22:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e fundit për sonte.

Kryesuesi i këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.79%, Partia Demokratike e Kosovës 21.18%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.74%, Lista Serbe 3.87%, Nisma Socialdemokrate 1.72%, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti, bëri të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me postë, me nevoja të veçanta dhe votat me kusht.

“Në vijim do të merren të gjitha rezultatet nga të gjitha vendvotimet dhe do të shfaqen në platformë”, tha ai.

Pos tjerash, Radoniqi bëri të ditur se nesër nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë numëruar 96,36% të votave, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…