Përparim Rama emëron Sokol Havollin si drejtor të Drejtorisë së Investimeve Kapitale

27 shkurt 2026 | 11:31

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka konfirmuar Sokol Havollin si drejtor të Drejtorisë së Investimeve Kapitale. “Me nder dhe përgjegjësi të madhe kam pranuar emërimin në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të Kryeqytetit për mandatin e dytë të Kryetarit Perparim Rama”, tha sot Havolli në një shkrim në rrjetet sociale.’

Njoftimi i plotë i Sokol Havollit:

Me nder dhe përgjegjësi të madhe kam pranuar emërimin në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të Kryeqytetit për mandatin e dytë të Kryetarit Perparim Rama. Falënderoj Kryetarin Rama për besimin e dhënë për vazhdimin e punës nga viti i kaluar, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mbështetjen e vazhdueshme. Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku realizohen projektet, aty ku preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete. Me përkushtim të plotë, do të punoj që çdo projekt të zbatohet me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ende nuk i ka bërë…