21 vite pa një nga themeluesit e UÇK-së, Xheladin Gashi – Plaku

21 mars 2026 | 12:26

Kanë kaluar 21 vite nga ndarja nga jeta e gjeneralit Xheladin Gashi – Plaku. Ai ishte ndër themeluesit e parë të celulave të UÇK-së dhe njëkohësisht anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga formimi i saj.

Komandant Plaku ndërroi jetë në vitin 2005, në kohën kur udhëhiqte Shoqatën “Miqtë e TMK-së”. Në nder të tij, shkolla fillore në Komoran mban emrin e tij, shkollë në të cilën ai kishte qenë nxënës dhe më vonë kishte punuar për shumë vite si mësimdhënës.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dekoruar atë me medaljen “Heroi i Kombit”.

Xheladin Gashi – Plaku ka lindur më 25 maj 1946 në Komoran. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Shkupit në drejtimin Biologji-Kimi.

Pas studimeve, ai punoi si mësimdhënës në shkollën “Bajram Curri” në Nekovc të Drenicës, ku më vonë u bë edhe drejtor. Më pas vazhdoi punën si pedagog në Bushat, duke e kombinuar aktivitetin arsimor me veprimtarinë e tij patriotike ilegale.

Ai u nda nga jeta duke qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në arsim dhe në historinë e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e fuqishme e luftëtarit kosovar Ermal Krasniqi në kafaz…