Arrestohet një shtetas i huaj në Deçan, në veturë i gjendet kokainë
31 mars 2026
| 11:09
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në veturën e të cilit janë gjetur dy qese kokainë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në rrugën “Fatmir Nimanaj”, në Deçan.
“Gjatë kontrollit në automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar dëshmitari mashkull kosovar, tek pasagjeri mashkull shtetas i huaj janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike e llojit kokainë (dy qese pesha nuk dihet). I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24-orësh.



