Kërcënoi Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar armë

04 prill 2026 | 09:04

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.

Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se, i arrestuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, shtohet se, në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, ku njëra ka qenë me 4 copë fishekë.

“Sheshi  Shkëlzen Haradinaj, Pejë  03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij,  janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë  zjarri – pistoleta, njëra  me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, ka njoftuar Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Hajdari ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në…