Kurti me ministra e deputetë të VV-së i pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut

11 prill 2026 | 19:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputetë dhe ministra të kabinetit të tij, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Albulena Haxhiut, ushtrueses së detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetares së Kuvendit. Ceremonia mortore është mbajtur në fshatin Lupç të Podujevës, ku i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit.

Në varrim kanë qenë të pranishëm edhe shumë figura të tjera nga skena politike, përfshirë përfaqësues të partive opozitare, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputet i PDK, Nait Hasani në Info Magazina ka thënë…