Përkujtohet dëshmori Fejzullah Hajdaraj në 27-vjetorin e rënies heroike

16 maj 2026 | 21:46

Në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri e Epërme janë bërë homazhe në nderim të dëshmorit të kombit, Fejzullah Hajdaraj, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.

Në këtë përvjetor morën pjesë drejtorë të drejtorive komunale, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, të cilët nderuan me respekt jetën dhe veprën e dëshmorit për lirinë e Kosovës.

Të pranishmit vlerësuan lart sakrificën dhe kontributin e Fejzullah Hajdarajt në rrugën e çlirimit të vendit, duke theksuar se kujtimi për dëshmorët do të mbetet gjithmonë i paharruar.

“Lavdi jetës dhe veprës së Fejzullah Hajdarajt! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, u tha gjatë homazheve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një takimi me qytetarë,…