Nga dera në derë në Prishtinë, Hoxhaj përcjell mesazh për përfaqësimin e shtetit
31 maj 2026
| 12:42
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 10, Enver Hoxhaj, ka vazhduar aktivitetet e fushatës zgjedhore në Prishtinë, ku ka zhvilluar takime me qytetarë në kuadër të fushatës derë më derë.
Hoxhaj ka bërë të ditur se gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët ka marrë mesazhe mbështetëse dhe kujtime për angazhimet e tij të mëparshme në shërbim të vendit.
“Sot në Prishtinë, gjatë fushatës derë më derë, një qytetar ma kujtoi diçka që nuk harrohet. Me pak, kemi bërë shumë. Kosova ka nevojë prapë për njerëz që e përfaqësojnë shtetin me dinjitet”, ka shkruar ai.



