Ahmeti për kandidaturën e Sejdiut: Abdixhiku do të duhej të konsultohej me kryesinë dhe grupin parlamentar të LDK-së
01 shtator 2026
| 16:40
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka deklaruar se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të duhej ta njoftontekryesinë dhe grupin parlamentar të LDK-së për emrin e presidentit, para se ai të bëhej publik.
Sipas tij, Abdixhiku ka vepruar krejt të kundërtën dhe tani mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar të LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut.
“Unë mendoj që po, është dashur të konsultohet. Është dashur të ketë pajtueshmëri, e më pas të bëhet publike. Më duket se kanë vepruar krejt të kundërtën. Tash jemi në një situatë që besoj se kryesia do ta gjejë një zgjidhje”, ka deklaruar Ahmeti.



