Ndeshje të zjarrta në çerekfinalet e Kupës së Botës

08 korrik 2026 | 11:52

Tashmë janë përcaktuar tetë përfaqësueset më të mira në Kupën e Botës në futboll. Dhe të enjten prej orës 22:00 është çerekfinalja e parë. Bëhet fjalë për ndeshje të zjarrtë, mes Francës dhe Marokut, që zhvillohet në stadiumin në Boston.

Spanja e Belgjika përballen të premten nga ora 21:00 në Los Angeles.

Të shtunën prej orës 23:00 në Miami është ndeshja mes Norvegjisë dhe Anglisë, ndërsa në 03:00 të mëngjesit të dielën takohen Argjentina e Lionel Messit dhe Zvicra e Granit Xhakës. Kjo ndeshje zhvillohet në Kansas City.

Deri në fund të Botërorit kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë…