Rama prezanton projektin e lidhjes së “Rrugës A” me lagjen “Emshir”
10 korrik 2026
| 13:26
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është finalizuar projekti i penetrimit të Veternikut.
Sipas Ramës, me këtë investim do të krijohet një lidhje e re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës.
“Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar. Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada”, ka njoftuar Rama.



