Nis ardhja e mërgimtarëve, kolona të gjata në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë

12 korrik 2026 | 15:29

Me afrimin e sezonit veror dhe pushimeve, mërgimtarët kanë nisur të vijnë drejt Kosovës, ndërsa në pikat kufitare janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Të dielën janë regjistruar pritje të gjata dhe fluks i shtuar në pikën kufitare të Bajakovës, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, si dhe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Pamjet nga kamerat e trafikut tregojnë kolona të gjata automjetesh dhe pritje të shumta në të dyja pikat kufitare, të cilat përdoren nga mijëra bashkatdhetarë që udhëtojnë drejt Kosovës gjatë sezonit veror.

Fluksi i shtuar pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi mijëra bashkatdhetarë nga vendet e Evropës nisen drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre.

KËTU mund ta shikoni live gjendjen në këtë pikë kufitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër incident i rëndë është regjistruar gjatë festivalit tradicional…