Gjysmëfinalja Angli – Argjentinë, FIFA ia beson amerikanëve ndarjen e drejtësisë

14 korrik 2026 | 11:29

FIFA ka zyrtarizuar ekipin e arbitrave që do të jetë përgjegjës për drejtësinë në një nga përballjet më të mëdha të Kupës së Botës, atë mes Argjentinës dhe Anglisë.

Sfida gjysmëfinale do të drejtohet nga gjyqtari amerikan Ismail Elfath, i cili është përzgjedhur si arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje.

Në krah të tij do të jenë asistentët Corey Parker dhe Kyle Atkins, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt dhe atë të rezervës do ta kenë italianët Maurizio Mariani dhe Daniele Bindoni.

Përballja mes Argjentinës dhe Anglisë do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje, me fillim nga ora 21:00.

Kjo ndeshje pritet me interes të madh, pasi dy kombëtaret synojnë një vend në finalen e Kupës së Botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Urtina, vajza e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së,…