Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

15 korrik 2026 | 15:58

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendimi.

Në këtë mbledhje, qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Ragmi Dalipi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Po ashtu ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të mëposhtme të Komunës së Gjakovës: Administrimi i objektit të ish-“Bankos”-it për nevoja të administratës së Komunës së Gjakovës, Zona Gjakovë-Qytet, dhe Ndërtimi i Fushës së Futbollit dhe hapësirave rekreative për fshatin Trakaniq dhe fshatrat rreth zonës Trakaniq, Zona Kadastrale Trakaniq.

Qeveria në deturë ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 11\08 të datës 03.04.2026 për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, sipas të cilit Ervina Gashi, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit, zëvendësohet nga Besnike Mehmeti, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. SC. Salihe Salihu Sindikatat janë organizim vullnetar të cilat…