Besnik Kada: Nazmi Muzlijaj, heroi ynë i madh, sa Rrasa e Zogut!
Sot, 28 vite më parë, në një betejë të pabarabartë, u përjetësove për të mos vdekur kurrë. Së bashku me Artonin dhe Nimanin, u bëtë lulet e Dardanisë që nuk do të vyshken kurrë. Pa ju, liria nuk ka emër e as kuptim.
Do t’ju kujtojmë ndër breza, sepse jeta dhe vepra juaj atdhetare e dalëzotëse janë të skalitura përgjithmonë në Panteonin e heronjve dhe intelektualëve trima, ndër më të rrallët që ka nxjerrë kombi ynë.
Nazi ynë i mirë, mburrem dhe krenohem që pata fatin të bashkëveproj me ty deri një ditë para rënies sate heroike. Qëndrove përballë furtunave pa u trembur kurrë si një lis i Malësisë Dardane, i palëkundur përballë armikut, duke u bërë shembull i përjetshëm i guximit, dinjitetit dhe dashurisë për atdheun.
Lavdi e përjetshme Heroit Nazmi Muzlijaj,
Lavdi Arton Zogaj dhe Niman Demaj si dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë!
Në kujtim të bashkëluftëtarëve nga Besnik Kada



