Ndalohen punimet në një kantier në Obiliq, konstatohet rrezik serioz për punëtorët
Pas raportimit të rastit në Obiliq, Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme inspektuese.
Më 18.07.2026, inspektorët e punës kanë zhvilluar inspektim në subjektin në fjalë.
Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve.
Për shkak të rrezikut të konstatuar, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për një mjedis të sigurt pune.
Inspektorati Qëndror i Punës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëmarrësve.



