Nis nënshkrimi i peticionit “Për një Ferizaj pa Urosevac”, Aliu: Mbështetje e gjerë qytetare për nismën

18 korrik 2026 | 21:03

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se sot ka nisur zyrtarisht nënshkrimi i peticionit qytetar “Për një Ferizaj pa Urosevac”, një nismë e ndërmarrë nga Bashkim Fazliu – Migjeni.

Sipas Aliut, kjo nismë mbështetet nga Komuna e Ferizajt dhe të gjitha subjektet politike në komunë, ndërsa tashmë po merr edhe përkrahje të gjerë nga qytetarët.

“Nisi sot në Ferizaj nënshkrimi i peticionit qytetar ‘Për një Ferizaj pa Urosevac’, nismë nga Bashkim Fazliu – Migjeni, e mbështetur nga Komuna e Ferizajt dhe të gjitha forcat politike në Ferizaj, e cila po merr edhe mbështetje të gjerë qytetare”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla kërkon nga ndërkombëtarët…