Deputeti i Aleancës: Po luhet hajgare me shtetin, Kuvendi të konstituohet menjëherë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj vonesës së thirrjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si papërgjegjësi totale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani tha se nuk ekziston asnjë arsye normale që konstituimi i Kuvendit të vonohet, ndërsa shtoi se, sipas tij, i vetmi plan pas kësaj zvarritjeje është bllokada institucionale.
Ai u shpreh se është e qartë se përgjegjësit nuk e kanë prioritet funksionimin e shtetit, duke theksuar se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga certifikimi i rezultateve zgjedhore.
“Shihet qartë se as nuk iu ngutet, as nuk e kanë dertin e funksionimit të shtetit. Mbi 10 ditë që u certifikuan rezultatet, këta luajnë hajgare me shtetin. Thirreni seancën e Kuvendit!”, ka shkruar Ramadani.



