Gara Automobilistike Malore mbyll rrugën Brezovicë-Prevallë

19 korrik 2026 | 08:17

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të jetë i mbyllur edhe sot, për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”.

Sipas komunikatës për media, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi më 18 dhe 19 korrik, në intervalin kohor nga ora 10:30 deri në 18:00.

Më 18 korrik u zhvilluan stërvitjet zyrtare, ndërsa sot gara zyrtare, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i së dielës i ka aguar të qeta pikat…