Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

20 korrik 2026 | 20:59

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër të përbërjes së re të Kryesisë së partisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës, ku u votua Kryesia e re me Ardian Gjinin kryetar, ndërsa Besnik Tahiri u zgjodh nënkryetar i parë.

Krahas Çekut, nënkryetarë u zgjodhën edhe Burim Ramadani, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  Ka momente në histori kur një deklaratë…