Deputetja Albana Bytyqi reagon pas stuhisë në Suharekë: Kërkon veprim me prioritet nga institucionet
21 korrik 2026
| 21:21
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka reaguar pas dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë në Komunën e Suharekës, duke shprehur solidaritet me familjet e prekura.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bytyqi tha se si pasojë e motit të ligë janë shkaktuar dëmtime të ndryshme në shumë fshatra të komunës.
Ajo u shprehu mbështetje familjeve që kanë pësuar dëme dhe u bëri thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë me prioritet për tejkalimin e kësaj situate dhe sanimin sa më të shpejtë të pasojave.



