Reçica përkujton heroin Rexhep Bislimi: Ai ra heroikisht në rrugëtimin e tij të lavdishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

21 korrik 2026 | 13:50

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Elmi Reçica, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Rexhep Bislimi me rastin e 28-vjetorit të rënies së tij heroike.

Reçica ka thënë se Bislimi ka rënë heroikisht në rrugëtimin e tij të lavdishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“U bënë 28 vjet që nga rënia heroike e Heroit të Kosovës, bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit të ditëve të para dhe organizatorit për fuqizimin dhe formimin e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Bislimi. Ai ra heroikisht në rrugëtimin e tij të lavdishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Rexhep Bislimit”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, në…