Cubarsi, ëndrra e paarritshme e PSG-së
22 korrik 2026
| 12:42
PSG e ka vendosur Pau Cubarsin në krye të listës së dëshirave për ta pasuar Marquinhosin në qendër të mbrojtjes.
Megjithatë, transferimi konsiderohet pothuajse i pamundur.
Barcelona nuk ka ndërmend ta shesë 19-vjeçarin, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën deri në vitin 2029, me një klauzolë largimi prej 1 miliard eurosh.
Edhe vetë Cubarsi dëshiron të vazhdojë karrierën në “Camp Nou”, duke e bërë interesimin e kampionëve të Francës shumë të vështirë për t’u konkretizuar.



