Pas BE-së dhe Gjermanisë, edhe Italia reagon për rrënimin e shtëpive në Ujman

22 korrik 2026 | 15:53

Gjatë ditës së djeshme, një sërë ekskavatorësh, nën asistimin e Policisë së Kosovës, nisën rrënimin e njëmbëdhjetë shtëpive në bregun e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.

Aksioni rihapi debatin për të drejtat pronësore dhe kompetencat e institucioneve.

Për këto veprime kanë reaguar Bashkimi Evropian dhe Gjermania, ndërsa tashmë edhe Italia.

Përmes ambasadës së saj në Kosovë, Italia ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e institucioneve të Kosovës.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë i bashkohet BE-së në shprehjen e brengës për rrënimin e shtëpive në Liqenin e Ujmanit”, ka thënë Ambasada italiane në një reagim në “Facebook”.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se objektet janë ndërtuar pa leje në tokën që administrohet nga Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, ndërsa pronarët pretendojnë se prona është subjekt i një procesi gjyqësor dhe se rrënimi i objekteve nuk është dashur të nisë para përfundimit të procedurave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seria e re Galaxy Z hap një kapitull të ri…