Policia nis zbatimin e planit operativ për sigurinë në trafik, me fokus te motoçikletat

22 korrik 2026 | 16:12

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit lidhur me situatën e sigurisë në trafik, ka filluar zbatimin e një plani operativ për kontroll të shtuar në komunikacion.

Plani ka filluar të implementohet ne fillim të muajit korrik dhe ka për synim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore, me theks të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

Në këtë operacion deri më sot janë konfiskuar 114 motoçikleta. Janë marrë masa ndaj 535 ngasësve te motoçikletave.

Ky operacion do të shtrihet në të gjitha rrugët e Rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri në momentin kur të vlerësohet se është arritur efekti i dëshiruar në përmirësimin e sigurisë në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka…