Rrënimi i shtëpive te Ujmani, ambasada britanike: Jemi të shqetësuar, u ndërmorën veprime derisa procedurat gjyqësore po vazhdojnë

22 korrik 2026 | 17:01

Ambasada britanike në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit dhe ka bërë të ditur se po i ndjek nga afër zhvillimet.

“Respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të kenë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre. Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportimet se veprimet për zbatimin e vendimeve janë ndërmarrë ndërkohë që procedurat gjyqësore ende janë në vazhdim”, ka thënë ambasada.

Ajo ka shtuar se “ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën”.

“U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, t’i trajtojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose besimin ndërmjet komuniteteve”, thuhet në reagim.

Reagimi i ambasadës britanike vjen pas reagimeve të Zyrës së BE-së dhe ambasadave të tjera evropiane në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta me Iranin i ka kushtuar deri tani Shteteve të…