Stuhia në vend, Hoti: Të kompensohen familjet, bizneset dhe fermerët e prekur!

22 korrik 2026 | 20:51

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia me erëra të forta dhe reshje të dendura.

Hoti tha se erërat e forta dhe reshjet kanë dëmtuar biznese, prona private, automjete dhe veçanërisht sektori i bujqësisë, duke bërë thirrje që institucionet të evidentojnë dëmet dhe të nisin sa më parë kompensimin e familjeve, bizneseve dhe fermerëve të prekur.

“Asnjë qytetar nuk duhet të mbetet vetëm përballë pasojave të kësaj fatkeqësie. Qeveria duhet të mobilizojë të gjitha mekanizmat në dispozicion për t’u dalë në ndihmë sa më shpejt të gjithë të dëmtuarve. Mbështetja në këto momente është jo vetëm një detyrim institucional, por edhe një përgjegjësi njerëzore” shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë arrestuar në një aksion të përbashkët të…