Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë
23 korrik 2026
| 08:40
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Dyshohet se në këtë aksident ka humbur jetën një person.
Në vendin e ngjarjes ka arritur policia ku po meret me rastin.




