Një i vrarë në një stan në Strellc të Deçanit, policia dyshon se rasti ndodhi aksidentalisht mes familjarëve

23 korrik 2026 | 15:50

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se një person është vrarë në fshatin Strellc të Deçanit.

Rugova ka deklaruar se Policia ka pranuar informatën për rastin rreth orës 13:42, ndërsa ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale mes familjarëve.

“Me datën 23.07, rreth orës 13:42, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjarëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Rugova për “Express”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Këtë e ka konfirmuar Shkodran Nikçi nga Prokuroria e Pejës.

“Prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante policore janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Kaq mund të jap informata”, është shprehur Nikçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Spanjës, Rodri mund ti bashkohet Real Madridit këtë…