Dështon mbledhja e KGjK-së ku pritej të shqyrtohet kërkesa e Haxhiut për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

24 korrik 2026 | 13:35

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) ku në rend të ditës ka qenë kërkesa  e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në lidhje me njoftimet e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Mbledhja e KGjK-së ka nisur me kuorum të mjaftueshëm, por pasi kryesuesi Rrustem Thaqi ka hapur për diskutim çështjen e pikave të rendit të ditës, mes anëtarëve nuk  kishte dakordim për largimin e një pike nga rendi i ditës dhe disa anëtarë e lëshuan takimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se fitorja e Partisë Socialiste…