Deliu-Kodra në Prokurorinë Speciale për të denoncuar profilet me emra grash që përhapin gjuhë të urrejtjes

27 korrik 2026 | 11:04

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë Speciale për të denoncuar profilet me emra grash që, sipas saj, përhapin gjuhë të urrejtjes.

Deliu e kishte paralajmëruar këtë denoncim ditë më parë, pasi ishte zbuluar identiteti i njërit prej profileve, i cili përdorte emrin e rremë “Lule Gjeli”.

“Vitet e fundit, ajo që kemi parë si shtet dhe si institucione është përhapja e skajshme e gjuhës së urrejtjes, linçit dhe rrezikimit të sigurisë së qytetarëve të Kosovës. Ekzistojnë profile të rreme në rrjetet sociale që, në mënyrë sistematike, kanë cenuar dhe kanë ndikuar në përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Unë jam e përfshirë në këtë rast. Kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta trajtojë këtë rast”, ka deklaruar Deliu pas daljes nga Prokuroria Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nisur javën me…