Ministri francez viziton KFOR-in: Shembull i mbështetjes evropiane për stabilitetin rajonal

28 korrik 2026 | 12:37

Ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad, ka vizituar sot misionin e KFOR-it gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën X, Haddad ka ndarë përshtypjet nga kjo vizitë, duke vlerësuar kontributin e ushtarëve francezë në kuadër të misionit paqeruajtës.

“Shpreha mirënjohjen time për ushtarët tanë francezë të vendosur në Kosovë. Kjo forcë e armatosur shumëkombëshe është shembull i mbështetjes evropiane për stabilitetin rajonal”, ka deklaruar ministri francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…